75 Mall Live Search
11:02 / E Mërkurë, 13 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Kundër serbit, pro fashistit, pankartat që u panë mbrëmë në ndeshjen e Champions League

Ndeshja mes Romës e Portos ka prodhuar tre gola dhe rivalitet të madh në fushë. Por, rivaliteti i madh ishte edhe tek tifozët.

Grupe tifozerishë nga Roma kishin ngritur pankarta ndaj yllit të skuadrës së tyre, Aleksander Kolarov. Madje, disa nga to ishin me fjalën bastard.

Acarimi i tifozëve me Kolarov erdhi pas humbjes me Fiorentinën kur gjersa ata po protestonin për disfatën, futbollisti serb i ka fyer tifozët.

Në anën tjetër, tifozët e Portos mbanin mbishkrime dhe fanela të Lazios.

Madje, shihej edhe fanela e futbollistit që përkrahte fashizmin, ish lacianit, Di Canio./Indeksonline/