Kundër Spanjës e Italisë, Hysaj: Luajmë për të fituar
Elseid Hysaj ka përpara 3 sfida të rëndësishme, e para luhet sonte kundër Spanjës, pas tre ditësh kundër Italisë në “Loro Boriçi”, e javën e ardhshme kundër Romës për të pozicionuar sa më mirë Napolin në Serinë A, por mbrojtësi kuqezi është tërësisht i përqendruar tek kombëtarja.
Pavarësisht se shpresat e Shqipërisë për t’u kualifikuar janë thuajse inekzistente dhe Spanja është një ekip i madh, kjo nuk e pezmaton mbrojtësin kuqezi, që thekson se në dy ndeshjet e radhës do të luajmë për të fituar.
“Spanja është një skuadër e madhe, por në futboll nuk i dihet kurrë se do të përfundojë”, ka deklaruar për mediat italiane Hysaj, teksa ka shtuar se “Do të japim maksimumin. Më pas është Italia. Do të kemi dy sfida të rëndësishme, të cilat do të përpiqemi t’i fitojmë. Tani më duhet të mendoj për Kombëtaren, më pas për Napolin”.
Më tej Hysaj ka folur për ndeshjen që ekipi i tij do të luajë kundër Romës në Seria A. “Në kampionat do të sfidojmë Romën dhe më pas do të kemi edhe disa ndeshje të të tjera të vështira, por po vijojmë të jemi mirë. Jemi një grup i mirë. Më vjen mirë kur dëgjoj se bëjmë lojën më të mirë në Itali dhe Europë. Titulli? E besojmë të gjithë, qëndruam me objektivin për të fituar diçka. Duhet të japim maksimumin për t’ia arritur objektivit”, u shpreh Hysaj, transmeton Top Channel.