75 Mall Live Search
08:19 / E Premte, 04 Qershor 2021 / Blerim

Kundërshtar i vështirë, Argjentina barazoi me Kilin

Kombëtarja e Argjentinës ka barazuar kundër Kilit me rezultat 1 me 1 në raundin e shtatë të para-kualifikimeve për Kupën e Botës ‘Katari 2022’.

Dy golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e parë, shkruan IndeksOnline

Ishte Lionel Messi ai që shënoi golin e parë në ndeshje për epërsinë e Argjentinës. Ylli i Barcelonës shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Vetëm pas pak minutave, golin e barazimit e shënoi sulmuesi i Interit, Alexis Sanchez.

Me barazim u mbyll e gjithë ndeshja. Tani Argjentina është në pozitën e dytë me 11 pikë, kurse Kili në pozitën e shtatë më 5 pikë./IndeksOnline/