14:19 / E Premte, 18 Shtator 2020 / indeksADMonline

Kundërshtar i vështirë për Tiranën në Evropa Ligë, do të luajë kundër kampionit të Zvicrës

Skuadra e Tiranës ka mësuar kundërshtarin e saj në fazën e radhës të kualifikimeve për Evropa Ligë.

Kampioni i Shqipërisë do të luajë kundër kampionit të Zvicrës, Young Boys, transmeton Indeksonline.

“Bardheblutë” do të udhëtojnë për në Zvicër për ta zhvilluar këtë ndeshje.

Tirana për herë të parë në histori të saj po kërkon të kualifikohet në fazën e grupeve të Evropa Ligës./Indeksonline/