12:20 / E Martë, 15 Janar 2019 / indeksADMonline

‘Kundërshtarët’ e Listës Srpska dalin në konferencë për Ivanoviqin

Në Çagllavicë është organizuar një konferencë me temën “Një vit nga vrasja e Oliver Ivanoviqit dhe skena politike serbe në Kosovë” nga Qendra e Mediave.

Aty kanë marr pjesë deputeti i Listës Serbe, Slobodan Petrovic, nënkryetarja e Iniciativës Qytetare ‘SDP’ (Liri, Demokraci, Drejtësi), Ksenija Bozhoviq, kryetari i PSK-së, Aleksandar Jabllanoviq  dhe Nenad Rashic nga  PDS.

Sipas, nënkryetares së Iniciativës Qytetare “SDP” ka thënë se përfaqësuesit ligjor të Kosovës kanë thënë se ai ka pasur sulm në zemër, gjë që nuk ka qenë e vërtetë.

“Kemi apeluar nga të gjitha institucionet si në Kosovë që të zbardhet vrasja. Fatkeqësisht më dalin përpara përfaqësuesit e policisë së Kosovës me një njoftim që ka pasur sulm në zemër. Kur iu kam ofruar vendit të ngjarjes i kam parë plumbat aty dhe ku ai është vrarë, ndërsa në pyetjen time se çfarë kërkojnë plumbat aty më kanë thënë se janë të vjetër”, ka thënë ajo.

Kurse, Aleksandar Jabllanoviq ka thënë se vrasja e Ivanoviq ka qenë çmimi të cilin e ka paguar, ai ka theksuar se serbet kur e humbin dikë ia dinë vlerën. Jabllanoviq është shprehur se serbët në Kosovë jetojnë në frikë dhe terror.

“Ai e ka paguar me çmim të lartë dhe ne serbët themi kur e humbim dikë ia dimë vlerën. Unë nuk kam qenë i afërm i tij por kam pasur respekt për të” ka thënë Jabllanoviq.

Se vrasja e Ivanoviqit nuk pritet të zbardhet janë shprehur edhe ata, duke konsideruar se mos zbardhja është ngjarje edhe më e keqe.

Ndryshe, deputetët e Listës Srpska janë duke heshtur rreth kësaj vrasje në të cilën dyshohet se është i përfshirë nënkryetari i tyre, Milan Radojqic. /Indeksonline/