Kundërshtarët e mundshëm të Edon Zhegrovës me Lillen në Champions League

Sot është hedhur shorti i play-offit të Ligës së Kampionëve.
Në këtë fazë do kemi ndeshje tejet interesante, kurse skuadrat që ishin në top-8 do presin fituesit për t’i mësuar kundërshtarët, shkruan Indeksonline
Lille ku luan edhe ylli kosovar, Edon Zhegrova mund të luajë me fituesit e ndeshjeve: Club Brugge-Atalanta dhe Sporting-Dortmund.
Pasi të përfundojë kjo fazë, do të tërhiqet edhe një short për t’i përcaktuar duelet e 1/8 së finales.
Ndeshjet e para zhvillohen më 11/12 shkurt, kurse ato kthyese më 18/19 shkurt./Indeksonline/