75 Mall Live Search
23:20 / E Mërkurë, 06 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kundërshtarët e mundshëm të Liverpoolit dhe Real Madridit

Skuadra e Liverpoolit arriti të kualifikohej për në fazën e 1/16, pasi e mbylli grupin E me 12 pikë, tri më shumë se pozita e dytë Sevilla.

Të hënën do të tërhiqet shorti për fazën tjetër, më poshtë i gjeni kundërshtarët e mundshëm të Liverpoolit.

  • Basel, Bayern Munchen, Shakhtar, Juventus, Real Madrid dhe Porto.

Edhe kampioni aktual, Real Madridit arriti të kualifikohej, por kjo e fundit vetëm nga pozita e dytë, pasi të parin ia zuri Tottenhami.

Prandaj kundërshtarët e Real Madridit mund të jetë këto ekipe:

  • Manchester United, Paris Saint Germain, Roma, Liverpooli, Manchester City dhe Besiktas.

Kujtojmë edhe njëherë se shorti do të hedhet të hënën./IndeksOnline/