75 Mall Live Search
10:07 / E Premte, 25 Korrik 2025 / H F

Kundërshtari i ardhshëm i Usyk-ut është “caktuar zyrtarisht” pas fitores ndaj Dubois-it

Oleksandr Usyk është bërë për herë të tretë kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda, pas fitores me nokaut në raundin e pestë ndaj britanikut Daniel Dubois javën e kaluar.

Kjo shënon unifikimin e dytë të titujve për ukrainasin në këtë kategori, ndërsa më parë ai kishte arritur të njëjtin sukses edhe në peshat e mesme në vitin 2018.

Ndërkohë që pritet të mësohet emri i kundërshtarit të tij të ardhshëm, WBO ka konfirmuar se Joseph Parker është sfiduesi i detyruar për rripin e kampionit.
“Të dyja palët kanë 30 ditë për të arritur marrëveshje, ndryshe do të hapet procesi i ofertave publike”, thuhet në njoftimin e organizatës.

Kjo do të jetë përballja e parë mes Usyk-ut dhe Parker-it në ringun profesionist — një duel i shumëpritur mes dy emrave të mëdhenj të peshave të rënda.