Kundërshtari i Feronikelit në Champions League nuk stërviti në ‘Fadil Vokrri’
Skuadra e Lincoln Red Imps ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes kundër Feronikelit në Champions League.
Kjo ndeshje i takon gjysmëfinales në rrethit parakualifikues që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Është interesant të theksohet që ekipi nga Gjibraltari nuk stërviti në stadiumin e ndeshjes por në shtëpinë e Feronikelit, shkruan Indeksonline.
Dueli gjysmëfinal do të luhet të martën mbrëma nga ora 20:45. /Indeksonline/