75 Mall Live Search
22:58 / E Mërkurë, 20 Korrik 2022 / Gj. Sh

Kundërshtari i Florian Markut, Ramirez ‘kërcënon’: Shpresoj që ai të jetë gati për të luftuar me mua

Boksieri shqiptar, Florian Marku, do të përballet me meksikanin, Miguel Parra Ramirez, me 25 gusht në “Air Albania”.

Marku kërkon fitoren e madhe para publikut shqiptar ndaj bokiserit që ka vetëm dy humbje në 24 meçe.

Ramirez në 24 meçe ka arritur 21 fitore, dy humbje dhe një barazim. Nga të gjitha triumfet ai ka arritur 14 prej tyre t’i përfundoj me nokaut, ndërsa me nokaut është mposhtur në dy prej tyre.

Në një intervistë ekskluzive për ‘GazetaBlic Sport’, Miguel Parra Ramirez tha se është përgatitur për fitore dhe se humbja nuk është asnjëherë një opsion për të.

Unë gjithmonë përgatitem për të fituar, humbja nuk është një opsion, unë jam duke shkuar për atë titull për Meksikën dhe për të gjithë njerëzit e mi. Unë tashmë po e studiojë atë dhe e di se çfarë mund dhe di të bëjë, por ajo që unë bëj dhe di të bëj në ring është më e rëndësishme, ju garantoj se të luftosh me një meksikan nuk është dhe nuk do të jetë aspak e lehtë“, tha fillimisht ai.

Më pas, ai u pyet se a do ta ketë vështirë të luftojë ndaj një publiku të jashtëzakonshëm që pritet të jetë në “Air Albania”, ku tha se nuk e ka fare problem këtë gjë, madje tha se shpreson që Marku të jetë i përgatitur sa duhet për të.

Tashmë kam luftuar shumë jashtë vendit tim që në karrierën time amatore dhe nuk e kam problem ta bëj në Shqipëri në shtëpinë e tij, shpresoj të jetë i përgatitur shumë mirë për mua“, përfundoi Miguel Parra Ramirez.