Kundërshtari i Interit arrin në Itali, lojtarët të “blinduar” për shkak të Koronavirusit

Të enjten zhvillohen ndeshjet kthyese të fazës së 1/16 të Europa League.
Interi e pret në “San Siro” Ludogoretsin në ndeshjen që do të zhvillohet me dyer të mbyllura për shkak të rrezikut nga Koronavirusi.

Lojtarët e skuadrës bullgare kanë arritur sot në aeroportin e Milnos me masa të shtuara të sigurisë.

Ata janë para me maska mbrojtëse, pasi veriu i Italisë është nga vendet më të prekura nga virusi.

Kujtojmë, ndeshja e parë e një jave më parë kishte përfunduar me fitore 2-0 të Interit. /IndeksOnline/
