75 Mall Live Search
21:46 / E Diele, 30 Janar 2022 / C E

Kundërshtari i Kosovës në kualifikime shpallet kampion i Evropës

Suedia ka fituar titullin e kampionit të Evropës në hendboll.

Në finalen dramatike të së dielës, Suedia fitoi ndaj Spanjës me rezultatin 27:26.

Fitoren suedezët e siguruan me golin e shënuar nga penalltia në sekondën e fundit. Për vend të tretë, Danimarka e mposhti Francën.

Për Suedinë është titulli i pestë i Evropës, i pari që nga viti 2002. Suedia konfirmohet si Kombëtarja më e mirë evropiane.

Lojtari më i vlefshëm i Evropianit është shpallur suedezi Jim Gottfridsson.

Kosova ishte kundërshtare e Suedisë në kualifikimet për Evropian. Në Prishtinë kemi luajtur më 8 nëntor të vitit 2020, ndërsa në Alingsas më 2 maj të vitit 2021.