18:38 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kundërshtari i Real Madridit në Kupën e Botës për klube varet nga Superclasico

River Plate arriti ta mposhtë Gremion në gjysmëfinalen e Copa Libertadores të martën për t’u kualifikuar në finale, teksa edhe Boca Juniors e kreu detyrën ndaj Palmeiras duke fituar me rezultat të përgjithshëm, 4-2 për ta dhuruar në finale një Superclasico.

Do të jetë një ndeshje speciale për Argjentinën si dhe për mbarë botën e futbollit, ku do të vendoset se cila skuadër do të vazhdojë në Kupën e Botës për klube në dhjetor në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Real Madridi, Team Wellington, Guadalajara dhe skuadra nikoqire, Al-Ain janë tashmë të kualifikuara, derisa atyre do t’ju bashkohet edhe fituesja e finales së Copa Libertadores, fituesja e Champions Leagues afrikane dhe fituesja e Champions Leagues aziatike, transmeton IndeksOnline.

Rela Madridi është përballur me dy skuadrat argjentinase plotë 18 herë, pavarsisht se vetëm njëra prej këtyre përballjeve ishte kompetitive.

Video thumbnail

Bëhet fjalë për ndeshjen e famshme në Intercontinental Cup në vitin 2000, ku Boca Juniors fitoi ndaj Real Madridit me rezultat, 2-1, pas dy golave të hershëm të Martin Palermos.

Në total, Boca dhe ”Los Blancos” janë përballur nëntë herë, ku të dyja skuadrat kanë nga katër fitore, dhe dy ndeshje kanë përfunduar baras.

Gjithashtu, Reali është përballur nëntë herë edhe me Riverin, ku madrilenët kanë pesë fitore dhe dy humbje, derisa dy ndeshje përfunduan baras./IndeksOnline/