75 Mall Live Search
09:54 / E Premte, 29 Prill 2022 / k.v

Kundërvajtje në sy të policisë/ Shoferi bën gjysmërreth në ‘zebra’

Policia ka ndaluar një veturë në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë pasi shoferi bëri gjysmërreth në vendin e dedikuar për kalim të këmbësoreve.

Shoferi ndonëse i pa policinë afër, nuk u trem për të kryer kundërvajtjen.

Policia njoftoi sot se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 1897 gjoba kundërvajtëse në rrugët e Kosovës./IndeksOnline/