75 Mall Live Search
18:31 / E Premte, 17 Maj 2019 / indeksADMonline

Kuotat e bastoreve, cili trajner është favorit për të drejtuar Juventusin

Pas konfirmimit se Allegri do të lë Juventusin në fund të sezonit, bastet menjëherë kanë vendosur kuotat për emrat favoritë që do ta pasojnë atë.

Trajneri me kuotën më të ulët për tu bërë trajner i Juves është francezi, Didier Deschamp.

4.0 është kuota që kampioni i botës më Francës të marrë drejtimin e Juves.

Sarri e Conte janë poashtu në mesin e favoritëve me kuotë 4.50. Më pas, emër favorit është edhe Pochetino.

Guardiola e Simone Inzaghi kanë kuotën 6.0, ndërsa Jose Mourinho ka kuotën 12./Indeksonline/