Kuotat në bastore për Kosovë-Bullgari, nëse keni ku të luani!
Kosova është llogaritur si favorite edhe nga bastoret për ndeshjen me Bullgarinë. Të gjitha bastoret e mëdha botërore i kanë dhënë kuotë favorizuese përfaqësueses tonë.
Nga 2.20 deri ne 2.40 është kuota që parashikon fitoren e vendasve në ndeshjen e të hënës.
Nga 3.00 deri në 3.15 është parashikuar barazimi, ndërsa fitorja e mysafirëve është llogaritur nga koeficientët 3.10 deri në 3.35.
2.30 parashikohet përfundimi i ndeshjes me tre e më shumë gola, apo në zhargonin bastoresk, 3+.
Por, një gjë të tillë nuk dihet nëse mund ta bëni ngase në Kosovë po vazhdon procesi i mbylljes së bastoreve në nivel vendi!/Indeksonline/
