Kupa e Afrikës, sonte mësohen dy kombëtaret e fundit gjysëmfinaliste
Kupa e Afrikës vazhdon edhe sot me dy ndeshjet e fundit çerekfinale.
Nga ora 17:00, kombëtarja e Algjerisë do të përballet me Nigerinë, shkruan IndeksOnline.
Fituesi i kësaj ndeshje do të luaj në gjysëmfinale me kombëtaren e Morokut, e cila mbrëmë e eliminoi Kamerunin.
Ndeshja tjetër sonte zhvillohet mes Egjiptit dhe Bregut të Fildishtë, më fillim nga ora 20:00.
Kombëtarja e cila kualifikohet në gjysëmfinale nga ky takim, do të përballet me Senegalin./IndeksOnline/

