19:08 / E Shtunë, 06 Korrik 2019 / indeksADMonline

Kupa e Botës 2019: Suedia mposht Anglinë, Kosovare Asllani shënon gol dhe fiton medaljen e bronztë

Kosovare Asllani ishte protagoniste me golin e hapur në ndeshjen për vendin e tretë në Kupën e Botës për femra, ku Suedia triumfoi ndaj Anglisë me rezultat 2:1.

Futbollistja me prejardhje nga Kosova e mbyll Kupën e Botës me medaljen e bronztë në qafë, duke pasur paraqitje tejet pozitive në këtë kompeticion.

Asllani hapi takimin me golin e parë të shënuar në minutën e 11′ të ndeshjes.

Dhjetë minuta më vonë, suedezet arritën ta dyfishojnë epërsinë në këtë përballje, përmes Sofia Jakobssonit, e cila e shënoi një gol të bukur me “vollej” pas një pasimi të mira nga Stina Blackstenius.

Në minutën e 31-të të ndeshjes, Francesca Kirby e ktheu Anglinë në lojë me një gol të ngjashëm me atë të Jakobssonit, pas një pasimi nga Jill Scott. Dy minuta më vonë, Ellen ëhite shënoi përsëri për Anglinë, por goli u anulua pas një shqyrtimi të VAR-it.

Pas të gjitha këtyre aksioneve në pjesën e parë, trajneri i Suedisë, Peter Gerhardsson, vendosi ta largojë nga loja Kosovare Asllanin dhe ta zëvendësojë atë me Julia Zigiotti Olmen.

Suedia arriti ta mbajë epërsinë e fituar në pjesën e parë deri në fund të lojës dhe për këtë gjë shpërblehet me medalje të bronztë. Mundësinë për të fituar medalje të artë dhe të argjendtë Suedia e humbi në gjysmëfinale kundër Holandës. /IndeksOnline/