75 Mall Live Search
10:08 / E Premte, 25 Mars 2022 / B O

Kupa e Botës 2022, ja 19 shtetet e kualifikuara deri më tani

Me kualifikimin e Ekuadorit dhe Uruguait, tashmë janë 19 skuadra të kualifikuara për Botërorin e Katarit 2022.

Kanë mbetur edhe 13 shtete për të marrë biletën e fundit për kualifikim. Evropa do të ketë edhe tri përfaqësuese në Botëror dhe fati i tyre mësohet të martën e ardhshme në ndeshjet e Play Of-it, shkruan Indeksonline.

Në Amerikën Latine, Peru, Kolumbia dhe Kili do të luftojnë për një vend, ngase Brazili, Argjentina, Ekuador dhe Uruguai, tashmë janë kualifikuar.

Katër përfaqësuese afrikane do kërkojnë një vend në ndeshjet që luhen nesër, ndërsa dy përfaqësuese nga Conmebol synojnë po të njëjtën gjë.

Koreja e Jugut, Irani, Japonia dhe Arabia Saudite tashmë janë kualifikuar nga Azia.

Australia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të luajnë në përbaljet direkte për një vend kualifikues në Botëror.

Të gjitha shtetet e kualifikuara në Botëror deri më tani janë këto:

Katari
Gjermania
Danimarka
Brazili
Franca
Belgjika
Kroacia
Spanja
Serbia
Anglia
Zvicra
Holanda
Argjentina
Irani
Korea e jugut
Japonia
Arabia Saudite
Ekuador
Uruguai