75 Mall Live Search
14:04 / E Premte, 10 Janar 2025 / G T

“Kupa e Botës 2026 do jetë e fundit për mua”, Granit Xhaka afër pensionimit nga Zvicra

Futbollisti i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, në një intervistë për “Blick” tregoi se kur do të pensionohet nga Kombëtarja e Zvicrës.

Xhaka tha se Kupa e Botës 2026 do jetë e fundit me fanellën “helvetike”, shkruan Indeksonline

“Duam të kualifikohemi në Kupën e Botës, e cila mund të jetë e fundit për mua dhe jo vetëm për mua, por për disa të tjerë në ekip. Unë Rici dhe Remo, ndoshta katër apo pesë lojtarë.

“Por mos të keqkuptohemi, unë s’po mendoj për këtë gjë tani. Është shumë larg. Jemi të fokusuar për t’u kualifikuar atje dhe të shkojmë sa më larg”, u shpreh Granit Xhaka në intervistën për “Blick”.

Kujtojmë që Zvcira do jetë në të njëjtin grup me Kosovën, Slloveninë dhe Suedinë./Indeksonline/