75 Mall Live Search
12:55 / E Shtunë, 06 Qershor 2026 / Gj Sh

Kupa e Botës 2026 në rrezik: Gati çdo ndeshje mund të ndërpritet!

Kupa e Botës 2026, e cila do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë, mund të përballet me një sfidë të papritur jashtë fushës së blertë.

Sipas vlerësimeve të ekspertëve, pothuajse të gjitha 104 ndeshjet e turneut rrezikojnë të preken nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, duke sjellë mundësi për ndërprerje të përkohshme gjatë zhvillimit të tyre, shkruan IndeksOnline.

Shqetësimet më të mëdha lidhen me rajonet qendrore të SHBA-së, ku qytete si Kansas City, Atlanta dhe Dallas mund të goditen nga stuhi të forta me vetëtima dhe bubullima, breshër, madje edhe tornado. Këto fenomene atmosferike mund të paraqesin rrezik serioz për lojtarët, stafet teknike dhe tifozët.

Ndërkohë, qytetet bregdetare si Miami dhe Houston pritet të përballen me temperatura të larta dhe lagështi ekstreme, kushte që mund të ndikojnë drejtpërdrejt në performancën fizike të futbollistëve. Situata paraqitet edhe më sfiduese në Monterrey të Meksikës, ku temperaturat mund të arrijnë nivele jashtëzakonisht të larta gjatë periudhës së turneut.

Organizatorët dhe FIFA pritet të monitorojnë nga afër zhvillimet meteorologjike, ndërsa mund të detyrohen të bëjnë ndryshime në oraret e ndeshjeve ose të zbatojnë masa shtesë sigurie për të mbrojtur pjesëmarrësit./IndeksOnline/