Kupa e Botës për Klube: Nëse fiton, Liverpooli takohet me këtë klub në finale
Kampioni i freskët i ‘Copa Libertadores’, skuadra braziliane Flamengo, është finalisti i parë i Botërorit të Klubeve.
Në gjysmëfinale të kompeticionit, ekipi i drejtuar nga portugezi i famshëm, Jorge Jesus, mposhti 3-1 me përmbysje në “Khalifa International Stadium” të Dohas Al-Hilal të Arabisë Saudite.
Flamengo u ndëshkua në minutën e 18-të nga Al Dawsari, por brazilianët reaguan në pjesën e dytë duke shënuar tre gola. De Arraskaeta ktheu baraspeshën në minutën e 49-të, ndërsa Henrique e çoi në 2-0 rezultatin në minutën e 78-të.
Ndeshja u mbyll në minutën e 82-të, kur Al-Bulaihi e devijoi topin në portën e tij. Flamengo do të përplaset në finale me fituesin e çiftit Monterrey-Livepool, që do të zhvillohet këtë të mërkurë [nesër], në Katar, në orën 20:30.