Kupa e Botës për klube, Real Madridi sot luan ndaj skuadrës egjiptiane

Sot do të zhvillohet ndeshja e dytë gjysëmfinale e Kupës së Botës për Klube.
Kampioni i Evropës, Real Madrid do të përballet me skuadrën egjiptiane Al Ahly, shkruan IndeksOnline.
Ndeshja zhvillohet në ”Stade Moulay Abdallah” në qytetin e Rabat të Morokos, më fillim nga ora 20:00.
Fituesi i sotëm në finale do të luaj kundër skuadrës arabe, Al Hilal, e cila mbrëm mposhti skudrën braziliane Flamengo me rezultat 3-2./IndeksOnline/