18:18 / E Enjte, 30 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Kupa e Botës: Prova e parë e shortit sjellë super ndeshje (Foto)

Anglia ka përfunduar në një grup me Brazilin në shortin provë të Kupës së Botës.

Skuadra e Gareth Southate do të shpresojë t’i shmangë amerikano-jugorët, të cilët i eliminuan gjatë Botërorit të 2002.

Atë ndeshje ishte Ronaldinho njeriu i ndeshjes me një gol nga 40 metra në çerekfinale.

Fifa hodhi një short provë një ditë përpara shortit të vërtetë që do të zhvillohet më 1 dhjetor. Dhe në atë short një nga grupet që ra më shumë në sy ishte ai i Brazilit me Anglinë.

Por jo vetëm, edhe grupi F ishte interesant me Argjentinën dhe Spanjën. Të dyja janë të mundshme dhe mund të përsëriten ditën e shortit, për ne shikuesit, aq më mirë.