Kupa e Francës/ Zeneli dhe Berisha të gatshëm!

Sot zhvillohet ndeshja midis Reimsit dhe Valenciennesit në kuadër të Kupës së Francës.
Para disa orëve, skuadra e Reimsit publikoi listën e lojtarëve për këtë ndeshje – dhe në të shihet dyshja e Kosovës, Valon Berisha dhe Arbër Zeneli, shkruan IndeksOnline.
Dyshja pritet të inkuadrohet nga fillimi në këtë takim, pasi objektivi i Reimsit është kualifikimi për në raundin tjetër të Kupës.
Zeneli nuk ka luajtur që katër ndeshje për shkak të një lëndimi. Kosovari ishte i ftuar në ndeshjen e fundit në ligë, por nuk luajti fare.
Nga ana tjetër, Berisha është bërë një nga liderët e skuadrës franceze. Ku pas rikthimit nga lëndimi, ka lujtur në tri ndeshje./IndeksOnline/