75 Mall Live Search
20:22 / E Mërkurë, 02 Mars 2022 / SH F

Kupa e Italisë/ Fiorentina-Juventus, formacionet zyrtare

Në stadiumin “Artemio Franchi” Juventusi e viziton Fiorentinën në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë.

“Zonja e Vjetër” me trajnerin Maximiliano Allegri në krye kërkon rezultat pozitiv para ndeshjes kthyese në “Juventus Arena”, përcjellë KosovaPress.

Allegri ka befasuar duke e inkuadruar ish-sulmuesin e Fiorentinës Dusan Vlahovic nga minuta e parë edhe pse para ndeshjes kishte deklaruar se mund ta pushojë për të shmangur konfliktin me tifozët vendas.

Ja formacionet zyrtare të kësaj ndeshje e cila starton nga ora 21:00

FIORENTINA (4-3-3) : Terracciano; Odriozola, Milenkovic, Igor, Biraghi; Bonaventura, Torreira, Castrovilli; Ikoné, Piatek, Saponara.

JUVENTUS (3-5-2): Perin; Danilo, De Ligt, De Sciglio; Aké, Locatelli, Arthur, Rabiot, Pellegrini; Vlahovic, Kean