22:52 / E Mërkurë, 19 Maj 2021 / Blerim

Kupa e Italisë i takon JUVENTUSIT për herë të 14-të në histori

Skuadra e Juventusit ka fituar titullin e Kupës së Italisë në sezonin 2020/21.

‘Zebrat’ mposhtën 2 me 1 ekipin e Atalantas në ndeshjen e zhvilluar në Sassuolo ‘‘Reggio Emilia’’, shkruan IndeksOnline

Të parët në epërsi kaluan skuadra e Andrea Pirlos me golin e shënuar nga Kulusevski në minutën e 32’të.

Rezultati u barazua në fund të pjesës së parë. Ishte Malinovsky ai që barazoi shifrat në 1 me 1.

Golin e fitores për Juventusin e shënoi Chiesa në minutën e 73’të.

‘Bardhezinjtë’ këtë titull s’e kishin fituar që nga viti 2017/18. Kujtojmë që ky ishte titulli i 14-të në Kupën e Italisë./IndeksOnline/