22:56 / E Martë, 02 Prill 2024 / Gj. Sh

Kupa e Italisë/ Juventusi hakmerret ndaj Lazios pas humbjes në Serie A

Juventusi e ka mposhtur Lazion në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

“Zonja e Vjetër” shënoi fitore në “Allianz Stadium”, me rezultat 2-0, duke u hakmarrë për humbjen ditë më parë në Serie A.

Federico Chiesa në minutën e 50-të dhe Dusan Vlahovic në të 64-tin minutë ishin golashënues për Juventusin.

Ndeshja e kthimit zhvillohet me 23 prill në “Stadio Olimpico”./IndeksOnline/