75 Mall Live Search
08:01 / E Mërkurë, 16 Dhjetor 2020 / OSH

Kupa e Kosovës | Prishtina dhe Ballkani nisin rrugëtimin drejt trofeut, sot luhen gjashtë ndeshje

Sot do të zhvillohen gjashtë ndeshje në kuadër të rrethit të 1/16 të Kupës së Kosovës në futboll.

Kampioni aktual në këtë kompeticion, Prishtina, do të luajë me klubin Kosova VR nga Prishtina.

Finalisti i edicionit të kaluar, Ballkani, udhëton në Kamenicë për t’u përballur me Dardanën.

Udhëtim aspak i lehtë edhe për Llapin, që luan në Istog kundër Onixit.

Ekipi tjetër elitar, Besa, zhvillon derbin rajonal kundër Istogut.

Në dy duelet tjera takohen Flamurtari – Drenasi dhe A&N – Kika.

KUPA E KOSOVËS – SOT 

12:30 Kosova VR – Prishtina

12:30 Dardana – Ballkani

12:30 Onix – Llapi

12:30 Besa – Istogu

12:30 Flamurtari – Drenasi

12:30 A&N – Kika