75 Mall Live Search
08:13 / E Mërkurë, 10 Shkurt 2021 / Blerim

Kupa e Kosovës/ Sot mësohen të gjitha çiftet çerekfinaliste

Sot zhvillohen edhe katër ndeshje të Kupës së Kosovës në futboll.

Nga ora 13:00 sot për Kupë të Kosovës, zhvillohen katër ndeshje për t’i kompletuar çiftet çerekfinaliste, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja më interesante pritet të jetë ajo mes Trepça ’89 dhe Ferizaj.

Po ashtu edhe ajo mes Arbërisë dhe Feronikelit.

Kujtojmë që dje tri skuadrat që siguruan kualifikimin tutje, janë: Prishtina, Llapi dhe Drenica.

Të gjitha ndeshjet sot:

A/N – Flamurtari

Arbëria – Feronikeli

Istogu – Gjilani

Trepça ’89 – Ferizaj