75 Mall Live Search
08:10 / E Mërkurë, 12 Shkurt 2025 / G T

Kupa e Kosovës zhvillohet edhe sot, ndeshje tejet interesante/ Pritet spektakël në “Fadil Vokrri”

Sot zhvillohen pesë ndeshje të Kupës së Kosovës në futboll dhe vëmendja më e madhe pritet të jetë në ndeshjen mes Prishtinës dhe Suharekës që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 17:00.

Katër ndeshjet tjera zhvillohen me një orar tjetër, nga ora 12:30, shkruan Indeksonline

Vëllaznimi i Gjakovës e pret Gjilanin në shtëpi, ku pritet të jetë një përballje tjetër interesante.

Dinamo i Ferizaj e pret Malishevën e Bekim Isufit.

Drita e pret Dukagjinin e Ismet Munishit në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Dhe, Llapi e pret Vushtrrinë në stadiumin “Zahir Pajaziti”./Indeksonline/