75 Mall Live Search
09:15 / E Hënë, 17 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kupa e Superligës do të ketë formë unike në sezonin e ardhshëm

Është kritikuar shumë modeli i Kupës së Superligës dhe medaljeve që janë ndarë për fituesin e këtij sezoni.

Trofeu ishte një kupë e zakonshme e blerë e gatshme dhe gjithashtu edhe medaljet.

Por presidenti i FFK-së, Agim Ademi në një emision në “Dukagjini” ka njoftuar se nga sezoni i ardhshëm kupa do të ketë stil unik dhe do të prodhohet me porosi.

E kemi dizajnuar trofeun e titullit të kampionit të Superligës e po ashtu edhe medaljet do të ndryshojnë”, deklaroi Ademi.

Prej vitit të ardhshëm do të ndahet një trofe i ri me dizajn unik”, shtoi ai.

Ndryshe nga trofeu i Superligës, ai i Kupës së Kosovës ka stil unik. /IndeksOnline/