75 Mall Live Search
10:16 / E Martë, 11 Tetor 2022 / AR

Kupat e “Dance Albania” mbajnë ende emrin “Dance with Me”

Konkurrentët e “Dance Albania” duket sikur po ndjekin paralelisht dy programe. Ata janë në “Dance Albania” (emër që u ndërrua çuditërisht javën e dytë), por kupat i marrim me emrin “Dance with Me”.

Këto gabime nuk i falen një produksioni të madh e aq më tepër një televizioni kombëtar por tani besoj është shumë vonë për t’i ndryshuar pasi ato jan stampuar me emrin e parë të programit.

Megjithatë e rëndësishme është që surprizat e këtij programi nuk do shterrojnë dhe ne do jemi gjithnjë një hap përpara produksionit për t’ua treguar.