Kupina: Asgjë s’mund të na ndal në rrugëtimin tonë të drejtë

Bartësi i listës Lidhja e Prishtinës, Fehmi Kupina ka reaguar lidhur me ngjarjen e sotme që ndodhi në Kuvendin Komunal të Prishtinës, ku ai u sulmua nga një asambleist i LDK-së.
Në rrjetin e tij social në Facebook, Kupina u shpreh se atë nuk mund ta ndalë asgjë.
Ndërsa ka falënderuar të gjithë ata që e mbështetën.
Postimi i plotë i Kupinës:
Asgjë s’mund të na ndal në rrugëtimin tonë të drejtë.
Faleminderit të gjithë kandidatëve për Kuvend Komunal dhe dashamirësve për mbështetjen.
#lidhjaeprishtines #prishtina #LP115./Indeksonline/