Kupina dhe Stublla takohen me të rinjtë e Bardhoshit

Fehmi Kupina dhe Nusret Stublla nga Lidhja e Prishtinës janë takuar sot me një grup të rinjsh të fshatit Bardhosh.
Kupina u shpreh i emocionuar dhe energjia pozitive e këtij takimi, shkruan IndeksOnline.
“Me Nusret Stubllën, kandidatin tonë për Kuvend Komunal, një burrë dhe aktivist i palodhshëm, takuam një grup të rinjsh nga fshati Bardhosh.
U emocionova dhe inspirova nga entuziazmi, energjia dhe mbështetja e tyre për Lidhjen e Prishtinës.
Me mbështetje të tillë, jemi të pandalshëm” u shpreh Kupina.