75 Mall Live Search
10:23 / E Diele, 12 Tetor 2025 / BA

Kupina me bashkëshorten votojnë, fton qytetarët të ushtroni të drejtën kushtetuese për të marrë pjesë në këtë proces demokratik

Bartësi i listës Lidhja për Prishtinën, Fehmi Kupina tahsmë e ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar. Në qendrën e votimit, ai ka shkuar bashkë me bashkëshorten e tij.

Kupina i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që ta bëjnë të njëjtën gjë.

Postimi i plotë:

Sot është një ditë e rëndësishme për ju,  Kryeqytetin dhe gjithë Republikën e Kosovës. Është dita kur ju vendosni për udhëheqjen tuaj lokale për katër vitet e ardhme.

Unë me bashkëshorten time, ushtruam të drejtën dhe përgjegjësinë tonë kushtetuese.

Ju bëj thirrje të gjithë juve me të drejtë vote, të ushtroni të drejtën tuaj kushtetuese për të marrë pjesë në këtë proces demokratik.