Kupina përkulet para qytetarëve të Prishtinës: Na mikpritët siç i ka hije traditës tonë

Bartësi i listës së lidhjes së Prishtinës për Kuvend Komunal të kryeqytetit, Fehmi Kupina, ka falënderuar të gjithë qytetarët që e pranuan në shtëpitë dhe bizneset e tyre, diskutuan dhe shprehen vullnetin të ndryshojnë për mirë kryeqytetin, përgjatë këtyre ditëve.
Përmes një postimi në Facebook, Kupina u shpreh se pritja që iu bë Lidhjes së Prishtinës ishte ashtu siç i ka hije traditës shqiptare.
“Qytetarë të dashur,
Për më shumë se 30 ditë ishim bashkë deri në orët e vona, në çdo rrugë të qytetit e të fshatrave. Na keni mikpritë siç i ka hije traditës tonë shqiptare.
Për këtë ju falënderoj nga zemra.
Tani, ju ftoj të gjithëve që nesër të votoni për Lidhjen e Prishtinës, lidhjen e fitores, të votoni për listën më të mirë
Ju faleminderit e na priftë e mbara” u shpreh ai.
Në zgjedhjet e nesërme lokale, Lidhja e Prishtinës garon për Kuvend Komunal me 56 kandidatë.