75 Mall Live Search
15:33 / E Martë, 09 Dhjetor 2025 / Z S

Kupina: Prishtina ka nevojë për institucione që funksionojnë, për vendimmarrje të drejtë dhe për dialog konstruktiv

Sot janë betuar anëtaret e rijnë të asamblesë komunale të Komunës së Prishtinës. Pas betimit kryesues i Kuvendit u zgjodh, Fehmi Kupina.

Pas zgjedhjes si kryesues i Kuvendit përmes një statusi në Facebok ka reaguar vetë Kupina.

Kupina thotë se Prishtina ka nevojë për institucione që funksionojnë, për vendimmarrje të drejtë dhe për dialog konstruktiv

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Prishtinës,

Sot, Kuvendi Komunal më besoi edhe një herë përgjegjësinë e madhe të Kryetarit të Kuvendit në këtë legjislaturë të re. Ky është një nder i veçantë për mua dhe një detyrim i fuqishëm ndaj çdo qytetari të kryeqytetit.

Falënderoj kolegët asambleistë për besimin dhe bashkëpunimin. Ky votim është vërtetim i përkushtimit tim për ta udhëhequr Kuvendin me transparencë, korrektësi dhe respekt të plotë për procedurat demokratike.

Prishtina ka nevojë për institucione që funksionojnë, për vendimmarrje të drejtë dhe për dialog konstruktiv. Unë do të vazhdoj të jem zëri i përgjegjshmërisë dhe i bashkëpunimit, duke e vendosur interesin publik mbi çdo interes politik.

Me përulësi dhe vendosmëri, e filloj këtë mandat të ri duke punuar çdo ditë për një Prishtinë më funksionale, më të drejtë dhe më të afërt me qytetarët.

Faleminderit për besimin.

Fehmi Kupina

Kryetar i Kuvendit Komunal të Prishtinës