75 Mall Live Search
14:31 / E Hënë, 28 Korrik 2025 / FR

Kupina propozon dy masa për përmirësimin e kushteve të punës për punonjësit e administratës së kryeqytetit

Kryetari i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fehmi Kupina, ka propozuar sot dy iniciativa konkrete që synojnë të përmirësojnë mirëqenien dhe kushtet e punës për punonjësit e administratës së kryeqytetit.

Iniciativa e parë ka të bëjë me lirimin nga pagesa e transportit publik për të gjithë punonjësit e administratës komunale, një masë që pritet të lehtësojë barrën ekonomike të tyre dhe të nxisë përdorimin e transportit publik në qytet.

Ndërsa iniciativa e dytë ka të bëjë me ofrimin e sigurimeve shëndetësore falas në të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare brenda territorit të Kryeqytetit. Kjo masë synon të sigurojë mbështetje shëndetësore më të mirë dhe më të qasshme për punonjësit administrativë.

Të dyja këto propozime janë paraqitur në Komitetin për Politikë dhe Financa dhe, sipas Kupinës, pritet të shqyrtohen në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit Komunal.

“Besoj se këto iniciativa do të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e mirëqenies dhe motivimit të punonjësve tanë. Ata janë shtylla e funksionimit të përditshëm të administratës sonë dhe meritojnë kushte më të mira pune,” tha Kupina në postimin e tij./IndeksOnline/