Kupina propozon kompensim vjetor për punëtorët e administratës së Komunës së Prishtinës

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fehmi Kupina, ka propozuar kompensim vjetor për punëtorët e administratës së Komunës së Prishtinës.
Po ashtu, Kupina ka bërë propozimvendim për vënien në diskutim publik për rregulloren për kompensim ditor për financimin të ushqimit për të punësuarit në Komunën e Prishtines;
Ky propozim do të votohet nga këshilltarët komunalë, ndërsa nuk është bërë e ditur konkretisht se sa është vlera e këtij kompensimi, transmeton IndeksOnline.

Kupina ishte rizgjedhur nën krye të KK në mars të këtij viti pas shkarkimit në qërshor të vitit të kaluar./IndeksOnline/