75 Mall Live Search
19:20 / E Mërkurë, 17 Shtator 2025 / AR

Kupina viziton banorët e Barilevës, u premton mbështetje

Kryetari i Lidhjes për Prishtinën Fehmi Kupina, në shoqërim të Bahrie Çunaku Vitija, vizituan Barileven ku u takuan me qytetarët të cilët i mirëpritën me respekt dhe ngrohtësi.

Gjatë takimit u zhvillua një bisedë e hapur dhe e sinqertë me banorët e zonës.

Kupina dhe Çunaku premtuan se Lidhja e Prishtinës do të vazhdojë të mbështesë banorët e Barilevës pa rezervë, duke u angazhuar që përmes organeve komunale të plotësohen kërkesat dhe nevojat e tyre.

Ky takim thekson angazhimin e Lidhjes së Prishtinës për të qenë pranë komuniteteve lokale dhe për të adresuar nevojat e tyre konkrete./Indeksonline/