75 Mall Live Search
11:44 / E Premte, 26 Shtator 2025 / SH

Kupina viziton KF Rilindja: Futbollin e kemi prioritet

Lidhja e Prishtinës me në krye Fehmi Kupinen e ka vizituar KF Rilindja. Kupina ka thënë se Lista që udhëheq ai e ka prioritet sportin, sidomos futbollin.

“Lidhja e Prishtinës tanimë ka dëshmuar se sportin, e në veçanti futbollin e ka prioritet. Rindërtimi i stadiumit “Fadil Vokrri”, mbështetja e të gjitha klubeve dhe shkollave të futbollit, dhënia në shfrytëzim e pronave komunale për klubet, jane disa prej zotimeve tona.
Në këtë frymë, me kandidatët për kuvend komunal, Ardian Krasniqi, Faton Pacolli dhe Arben Zhjeqi, vizituam KF Rilindja për të shikuar nga afër nevojat dhe kërkesat e këtij klubi të mirënjohur të kryeqytetit.
Ju premtuam se do jemi krahë dhe zë i klubeve sportive në kuvendin komunal”, shkruan Kupina në njoftim.