Kupina viziton Qendrën për Ofrimin e Shërbimeve për Autizëm, premton mbështetje të vazhdueshme

Kryetari i Lidhjes për Prishtinën, Fehmi Kupina së bashku me përfaqësuesit e këtij subjekti, ditën e sotme kanë vizituar Qendrën për Ofrimin e Shërbimeve për Autizëm.
Kupina tha se kjo qendër është institucion thelbësor për fëmijët dhe familjet që kanë nevojë për përkujdesje dhe shërbime të specializuara.
Ai ka premtuar se gjatë qeverisjes së tyre, do të përkushtohen që të shtyjnë përpara të gjitha proceset për sigurimin e një financimi të qëndrueshëm, përmes një planifikimi afatgjatë trevjeçar.
”Qendra për Autizëm është një institucion thelbësor për fëmijët dhe familjet që kanë nevojë për përkujdesje dhe shërbime të specializuara. Ajo ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme, dhe ne, në qeverisjen tonë, jemi të përkushtuar të shtyjmë përpara të gjitha proceset për sigurimin e një financimi të qëndrueshëm, përmes një planifikimi afatgjatë trevjeçar. Kjo do të garantojë që shërbimet brenda qendrës të mos ndërpriten asnjëherë.
Gjithashtu, ne angazhohemi që të mbulojmë të gjitha shpenzimet për familjet që përfitojnë nga asistenca sociale dhe për prindërit vetushqyes, duke zgjatur ofrimin e shërbimeve edhe pas moshës 18-vjeçare.Ky është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së jetës së fëmijëve me autizëm dhe familjeve të tyre, duke u dhënë atyre siguri dhe mbështetje afatgjatë.” ka shkruar Kupina.
Postimi i plotë: