75 Mall Live Search
17:52 / E Martë, 04 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kuptimi i tolerancës fetare: Në një Kishë të Parisit thirret Ezani

Filharmonia e Kosovës më 23 mars të këtij viti ka mbajtur një koncert  në Paris të Francës.

Ky koncert  është përgatitur për nderë të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës u luajt nga solistët, kori, Orkestra e Filharmonisë së Kosovës dhe me dirigjent Baki Jasharin.

Koncertin për Paqe u mbajt në Muzeun e Armatës, në Kishën Shën Lui në Paris. Kisha Shën Liu është e njohur në të gjithë botë.

Me këtë rast u interpretua vepra ‘Njeri me armë’ kompozuar nga kompozitori britanik Karl Jenkins, ku kjo vepër është bërë nga ai në vitin 1999 dhe i kushtohet viktimave të fundit në Kosovë.

Mirëpo, ajo që nuk ishte përmendur gjatë këtij koncerti, ishte fakti se para shumë të pranishmeve u thirrë edhe ezani.

Këtë e ka bërë Liridon Sadriu, i cili edhe ishte pjesë e Filharmonisë të Kosovës në këtë Koncert.

Dëgjojeni thirrjen e ezanit në Kishën e njohur franceze: