75 Mall Live Search
13:35 / E Enjte, 16 Nëntor 2023 / L K

Kuqezinjtë në tokën moldave, Shqipëria gati për betejën e biletës

Shqipëria do të luajë nesër kundër Moldavisë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e EURO 2024. Kjo sfidë është programuar të zhvillohet në orën 18:00, ndërsa sot kuqezinjtë tanë janë nisur dhe kanë mbërritur në shtetin moldav.

Në një postim të bërë në kanalin zyrtar tregohet momenti i nisjes dhe i mbërritjes së kuqezinjve tanë, ku atmosfera pozitive ka “pushtuar” kampin shqiptar.

Siç shihet edhe në video, presidenti Armand Duka gjendet mes lojtarëve duke i “prirë” ata drejt duelit të radhës. Kombëtares sonë i mjafton edhe 1 pikë për të siguruar matematikisht kualifikimin drejt këtij kompeticioni madhor.