75 Mall Live Search
17:45 / E Diele, 31 Mars 2024 / G T

Kuqi i lumtur me tri pikë ndaj Fushë Kosovës: Çdo fitore është e mirëseardhur!

Trajneri i Feronikeli 74, Shefki Kuqi, e ka vlerësuar shumë lartë paraqitjen e skuadrës së tij dhe fitoren ndaj Fushë Kosovës.

Pikët për skuadrën nga Drenasi ishin shumë të rëndësishme.

“Çdo fitore është e mirëseardhur. Lujtëm lojë perfekte, atë që e kemi përgatitur gjatë javës. Asnjë fitore nuk është e lehtë. Duhet të luftojmë për çdo fitore. Çdo pikë është e artë. Kam shumë besim te këta djem. Janë duke punuar shumë. Në shumicën e ndeshjeve kemi kontrolluar ndeshjen, por rezultatet nuk ishin ato që i kemi merituar”, ka thënë Kuqi.

Me këtë fitore, Feronikeli largohet nga zona e barazhit me 29 pikë, dy më shumë se vendi i 8-të, Gjilani (27)./Indeksonline/