75 Mall Live Search
11:03 / E Martë, 12 Mars 2019 / indeksADMonline

Kuqi: Qeveria nuk ka shkelur as edhe një nen për vendimet e marra, thirrja e seancës e pamoralshme

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuqi, ka thënë se vendimet e Qeverisë për shpenzimet e bëra janë të ligjshme dhe se me to nuk është shkelur as edhe një nen, njofton Indeksonline.

Sipas Kuqit, ngutja për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme pa pasur raportin e Auditorit të Brendshëm për shpenzimet e bëra.

“Vendimi i Qeverisë i referohet neneve të caktuar. Asnjë nen e asnjë pjesë e asnjë ligji nuk është shkelur. As Ligji për Buxhet AS Ligji për Menaxhimin e Financave Publike. Kjo nguti është e gabueshme sepse sot kemi mujt me pas një raport të Auditorit. Pse po ngutemi për mua është e çuditshme”.

Ai tha se është e pamoralshme thirrja e kësaj seance.

“A është moral apo i duhuri është përgjegjësi e Qeverisë, por assesi nuk mund të shitni moral ata qe thirrin seancë të jashtëzakonshme”.

Kuqi kishte edhe një kërkesë për kryesinë e Kuvendit.

“Sot kuvendi me vendos kur duhet me u thirr seancat e jashtëzakonshme”, ishte kërkesa e Kuçit.

Me këto deklarata të Kuqit reagoi deputeti Dardan Selmanaj.

Ai tha se Kuçi po e pranon se ka pasur keqpërdorime të shumta por po thotë se ato janë mbuluar me letra./Indeksonline/