17:53 / E Enjte, 27 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kur amerikanët dhe rusët ishin miq

Një foto me ngjyra e vitit 1945 tregon trupat amerikane dhe ato ruse së bashku duke buzëqeshur në fund të Luftës së Dytë Botërore. Lufta e Ftohtë do të niste pak vite më vonë dhe marrëdhëniet mes dy vendeve nuk do të ishin më kurrë si atë vit.

Fotografi Julius Jääskeläinen, nga Suedia, ka shpenzuar orë të tëra duke kërkuar dhe ngjyrosur foto bardhë e zi nga beteja për Evropën. Tani ai ka grumbulluar një koleksion fotosh që e sjellin historinë në ditët tona.

Disa prej tyre tregojnë horrorin e luftës, me një foto që tregon një burrë kockë e lëkurë në një kamp përqendrimi, ndërsa një foto tjetër tregon fëmijët duke përgatitur armë në Leningrad.


Foto 1/15 – Trupat amerikane dhe sovjetike pozojnë bashkë në Griebo (Gjermani), në fundin e Luftës së Dytë Botërore



Foto 2/15 – Dy vajza duke montuar automatikë në Leningrad, në vitin 1943



Foto 3/15 – Një vullnetar gjerman duke pirë në Kursk të Rusisë (1943)



Foto 4/15 – Një burrë i sapoliruar nga kampi i përqendrimit Ebensee (Austri), në vitin 1945



Foto 5/15 – Majori Clemens Graf von Schönborn-Wiesentheid



Foto 6/15 – Trupat gjermane lëvizin përmes një fshati që digjet në frontin lindor



Foto 7/15 – Trupat fitimtare sovjetike mbi një bunker nazist në Poloni



Foto 8/15 – Mekanikët gjermanë duke punuar në Immola Airfield të Finlanës, në vitin 1944



Foto 9/15 – Kapiteni Yuri Belov dhe lejtnanti Nikolai Sergeyevich Davidenko në Champs de Elysses në Paris, 1943



Foto 10/15 – Një ushtar amerikan ndërron emrin e rrugës në Krefeld, Gjermani. Nga Hitler në Roosevelt



Foto 11/15 – 5 oficerë gjermanë në Afrikën e Veriut, në vitin 1941



Foto 12/15 – Anëtarë të Brigadës së Pavarur Polake duke bërë betimin në Francë, në vitin 1940



Foto 13/15 – Një tank gjerman në Bashkimin Sovjetik në vitin 1942



Foto 14/15 – 3 ushtarë me medaljen për “Mbrojtjen e Leningradit”, të nderuar në këtë qytet në vitin 1943



Foto 15/15 – Një grup ushtarësh gjermanë në varrimin e shokut të tyre të rënë