75 Mall Live Search
21:39 / E Mërkurë, 04 Korrik 2018 / indeksADMonline

Kur amerikanët i thoshin Ibrahim Rugovës “Rroftë Kosova” (Video)

Festimi i 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së është gjithmonë një ngjarje e veçantë dhe emocionale.

Këtë herë, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka postuar në profilin e tij në Facebook një video e cila tregon raportin e hershëm miqësor mes Kosovës dhe ShBA-së.

Në video dëgjohet ish Presidenti Ibrahm Rugova teksa u uron mirëseardhje delegacionin amerikan në Prishtinë ndërsa aty dëgjohen zyrtarët amerikan, (Xho Dioguardi), teksa thoshte “Rroftë Kosova”.

“Kosova shtet i pavarur …. DHE NE MIQESI TE PERHERSHME ME SHTETET E BASHKUARA TE AMERIKES, thoshte Presidenti Rugova. Urime 4 korrikun të gjithë qytetarëve amerikanë”, ka shkruar Hoti.

Ndryshe 4 korriku, i njohur edhe si Dita e Pavarësisë, është dita në vitin 1776 kur delegatët nga 13 kolonitë e Shteteve të Bashkuara miratuan Deklaratën e Pavarësisë, duke njoftuar shkëputjen nga Britania.

Kjo ditë është festë federale në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1941 dhe tradicionalisht është një ditë kur amerikanët festojnë me fishekzjarre, parada, koncerte dhe piknikë./Indeksonline/

Kosova shtet i pavarur …. DHE NE MIQESI TE PERHERSHME ME SHTETET E BASHKUARA TE AMERIKES, thoshte Presidenti Rugova.Urime 4 korrikun te gjithe qytetareve amerikane.

Publiée par Avdullah Hoti sur Mercredi 4 juillet 2018