Kur Aro Muric bënte Zidanen me fanellën e Malit të Zi
Portieri i Kosovës, Aro Muric, dy vite më parë ishte pjesë e reprezentacionit të Malit të Zi për të rinjtë.
Muric, i cili vendosi të mbroj fanellat e “Dardanëve”, ishte protagonist i një episodi mjaft negativ me fanellën e Malit të Zi, shkruan IndeksOnline.
Në ndeshjen mes Malit të Zi U-21 dhe Sllovenisë U-21, Muric kishte humbur toruan duke goditur kundërshtarin në kokë, në sy të referit.
Kjo erdhi pasiqë sulmuesi i Sllovenisë, Martin Kramariç, i kërkoi arbitrit belg që të ndëshkonte Muric pasi goditi brenda zonës sllovenin tjetër Zan Zuzek.